
All - Paragraf - 1
PSG nuk po kalon një periudhë të mirë. Ndonëse në vitet e kaluara ishte skuadra më aktive në blerje lojtarësh, këtë vit po ndodh krejt e kundërta. Yjet po tentojnë të largohen nga kryeqyteti francez!
Pas largimit të Rabiot, Buffon, Dani Alves e Neymar që po “flirton” me Barcelonën, një tjetër lojtar, simboli i kampionëve të Francës dëshiron të largohet në një tjetër skuadër.
All - Paragraf - 3
E kemi fjalën për Kylian Mbappé, i cili sipas prestigjiozes Marca, nuk dëshiron të zgjasë kontratën që i skadon në vitin 2022, pavarësisht këmbënguljes së klubit.
Edhe pse 3 vite nga fundi i kontratës, PSG kërkon të blindojë sulmuesin për të larguar klube si Reali i Madridit që po qëndron pas dere për yllin francez. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2