Mbappe, sherr me Jordi Alba: Në rrugë të vras

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 18:48 | Futboll

Një natë spektakolare, por edhe plot tension ajo që Kylian Mbappé përjetoi në “Camp Nou”. Përveç tre golave në portën e Barcelonës, ylli i Paris Saint Germain u përfshi në një debat të ashpër me mbrojtësin Jordi Alba. Sulmuesi iu përgjigj provokimeve, madje në stilin e një gangsteri, duke i thënë lojtarit blaugrana se “do ta vriste”.

Mbappé ishte njeriu i ndeshjes, duke bërë që mungesat e dy emrave si Neymar dhe Angel Di Maria të mos ndiheshin. 22-vjeçari shkatërroi i vetëm Barcelonën, me PSG që praktikisht e sheh veten në çerekfinalet e Champions League.

Sulmuesi riktheu barazpeshën në pjesën e parë, pas avantazhit të Lionel Messit, ndërsa pas pushimit ndërmjet pjesëve realizoi edhe dy gola të tjerë, me ndeshjen që përfundoi me triumfin 1-4 të parizienëve. Mbrëmja perfekte e Mbappé u prish disi nga çastet e tensionit dhe fjalët e ashpra të shkëmbyera me Jordi Alban gjatë pjesës së dytë.

Debati i Mbappé me Jordi Alban

Jordi Alba i drejtohet Mbappé: Po sillesh si më i madh nga sa je.

Mbappé i drejtohet Jordi Alba: Në rrugë do të vrisja.

Alba i drejtohet Piqué: Po mëson, qurrashi po mëson.

Piqué i drejtohet Mbappé: Kë do vrasësh ti?

Mbappé: Në rrugë do të vrisja! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos