Mbappe leksion Barcelonës, PSG dhe Liverpool me një këmbë në raundin tjetër

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 23:10 | Futboll
Mbappe leksion Barcelonës, PSG dhe Liverpool me një këmbë

Ndonëse me mungesa të shumta Paris Saint Germain i ka dhënë një leksion të vërtetë futbolli Barcelonës në fushën e saj në fazën e 1/8 të Champions League duke fituar me rezultatin 1-4.

Ishin pa yllin brazilian Neymar dhe argjentinasin Di Maria, por Kylian Mbappe mori rolin e drejtuesit dhe shënoi 3 herë në portën e katalanasve.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me një penallti të Messit në minutën e 27. 5 minuta më vonë vjen goli i parë i Mbappe që barazon rezultatin.

20 minuta nga fillimi i pjesës së dytë vjen dhe goli tjetër për Mbappe. Katalanasit ishin të pafuqishëm dhe lanë shumë hapësira në mbrojtje, gjë që u shfrytëzua nga Kean që çoi shifrat në 1-3.

Pak para përfundimit të kohës së rregullt, një kundërsulm i miqve solli dhe golin e katërt për francezët dhe të 3-in personal të Mbappe që erdhi me një goditje nga jashtë zonës.

Në ndeshjen tjetër të kësaj mbrëmje Liverpool fitoi 0-2 ndaj Leipzig në një ndeshje që u luajt në Hungari.

Me këto rezultate Liverpool dhe PSG janë me një këmbë në çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos