Mbështetësit e Morales dalin në rrugët e Bolivisë, raportohen viktima

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 17:11 | Bota
Mbështetësit e Morales dalin në rrugët e Bolivisë,

Nuk kanë të ndalur protestat në rrugët e Bolivisë të filluara prej disa javësh. Pas protestave të dhunshme që çuan në largimin e presidentit Evo Morales në ekzil, kësaj radhe në rrugët e Cochabambas kanë dalë mbështetësit e ish presidentit indigjen, të cilët u përplasën dhunshëm me forcat e rendit.

Si pasojë e përleshjeve mes mbështetësve të Morales dhe forcave të policisë, 8 persona raportohet të kenë humbur jetën ndërsa 100 të tjerë mendohet se janë plagosur.

Presidenti Morales u detyrua të jepte dorëheqjen të dielën e kaluar pas presionit në rritje nga ushtria dhe policia, në lidhje me akuzat për manipulimin e procesit zgjedhor të 20 tetorit, i cili i dha atij një mandat të ri presidencial. Më pas, Evo Moral udhëtoi drejt Meksikës dhe strehohet në këtë vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos