Mbështeti protestën, Irani ul avionin ku ndodhej familja e "legjendës" së tyre

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 17:40 | Bota

Një tjetër kapitull në represionin e disidentëve në Iran, edhe të atyre të njohur.

Autoritetet e Teheranit i kanë urdhëruar një avioni të ulet në territor iranian ndërkohë që ishte në fluturim, sepse brenda ndodhej familja e ish-yllit të kombëtares Ali Daei, sot trajner, që ka shprehur gjithmonë mbështetje për kauzën e protestuesve kundër regjimit të ajatollahut Khamenei.

Ali Daei kur luante me Bayern dhe pak kohë më parë

Avioni i tipit Airbus i përkiste kompanisë Mahan Air, dhe po fluturonte nga kryeqyteti iranian për në Dubai, teksa u detyrua të zbriste në ishullin Kish, një nga resortet e vetme të Iranit.

Bashkëshortja dhe djali i ish-lojtarit të Bayern Munich, deri pak kohë më parë rekordmen i golave ndërkombëtarë, ndodhen në Kish dhe zyrtarisht nuk janë të arrestuar.   

Ndërkohë, protestat në Iran vijojnë prej 100 ditësh, duke shkaktuar më shumë se 320 të vdekur, shumë prej tyre gra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/17/mbeshteti-protestat-ne-iran-arrestohet-protagonistja-e-filmit-fitues-te-cmimit-oskar/
https://a2news.com/2022/12/08/irani-ekzekuton-23-vjecarin-per-protestat-antiqeveritare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos