Mbështetja për bujqësinë, fermerët çojnë në Kuvend një projektligj për më shumë financime

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 16:20 | Ekonomi
Mbështetja për bujqësinë, fermerët çojnë

Pas protestave, fermerët provojnë edhe një rrugë tjetër për më shumë mbështetje për punën e tyre të përditshme.

Ndryshime ligjore në vend të protestave me pankarta, megafon apo bllokime rrugësh. Projektligji i futur në procedurë parlamentare nga kreu i Partisë Agraro Ambientaliste,  Agron Duka, nisi të diskutohet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Nevojën për më shumë mbështetje ndaj bujqësisë dhe faktin se buxheti nuk premton shumë e njohin edhe socialistët në mazhorancë e demokratët në opozitë.

Ndërsa fermerët u përfaqësuan nga kreu i sindikatës së tyre, Eduart Sharka. 

Në parim projektligji u miratua, por për shqyrtimin e çdo neni dhe votën finale do të pritet edhe fjala e qeverisë, ekspertëve dhe të tjerëve përfaqësues nga grupet e interesit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos