Vrojtimi i Bankës Së Shqipërisë, pas tre muajsh radhazi në rënie, rritet besimi në ekonomi

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 16:15 | Ekonomi
Vrojtimi i Bankës Së Shqipërisë, pas tre muajsh radhazi

Pas tre muajsh radhazi në rënie, besimi në ekonomi u rrit në nëntor. Banka e Shqipërisë konstatoi se muajin e shkuar, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike që mat besimin në financa, shënoi rritje me 0.9 pikë përqindje. Niveli aktual i tij qëndron 8 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Në përmirësimin e këtij treguesi, më së shumti ka ndikuar ndërtimi, sektor në të cilin besimi u rrit me  6.3 pikë përqindje, duke arritur vlerën më të lartë të pesë viteve të fundit.

Treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje, ndërsa ai në shërbime me 0.1 pikë.

Nga ana tjetër, rënie pësoi besimi në tregti i cili u zhvlerësua me 1.2 pikë përqindje ndonëse niveli aktual vijon të qëndrojë mbi mesataren historike.

Treguesi i besimit të industrisë shënoi gjithashtu rënie me 2.7 pikë përqindje në muajin nëntor, duke reflektuar kryesisht vlerësimin më të ulët të bizneseve për prodhimin aktual.

Ndërkohë që në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë konstatohet se qytetarët janë pesimistë për sa i përket blerjeve në shuma të mëdha, çka tregon për një stepje të tyre në këtë drejtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos