Festat e fundvitit, kërkesa në rritje nga shqiptarë e të huaj, Omicron po kthehet në pengesë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 15:11 | Ekonomi
Festat e fundvitit, kërkesa në rritje nga shqiptarë e të

Festat e fundvitit kanë shtuar interesin për prenotime të shqiptarëve për të ikur jashtë vendit dhe të huajve për të ardhur këtu, por shfaqja e variantit të ri Omicron të Covid-19 po kthehet në pengesë. Operatorët turistikë thonë se vendet e rajonit po mbetet destinacionet e preferuara për shqiptarët.

Afrimi i festave të fundvitit ka zgjuar interesin e shqiptarëve për të udhëtuar jashtë dhe të huajve për të ardhur në vend, por shfaqja e variantit të ri Omicron të koronavirusit po kthehet në pengesë. 

Vendet e Rajonit vijojnë të mbesin destinacionet e pëlqyera të shqiptarëve.

Edhe këtë vit, vendin po e synojnë turistët tradicionalë nga Kosova e Maqedonia e Veriut, por nuk mungojnë as serbët.

Mirëpo, operatorët turistikë ankohen se këtë vit mungojnë prenotimet nga pushues të Evropës Lindore.

Përveç rrezikut të mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë, operatorët turistikë thonë se këtë sezon po mungon oferta për të joshur turistët, ndërsa rritja e çmimeve penalizon edhe më tepër sektorin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos