
Qeveria gënjen për ndihmën financiare dhënë individëve dhe bizneseve. Akuzat vijnë nga demokratja Jorida Tabaku, që ka reaguar pas fjalimit të ministrit Ahmetaj në Kuvend.
Sipas Tabakut, ndihma e qeverisë nuk shkon në 5,7% të Prodhimit të Brendshëm, por ndjeshëm më pak, 2,8% sipas llogaritjeve të FMN. Në një status në Facebook, Tabaku shkruan se e vetmja gjë që qeveria bën është të gënjejë, të rrisë taksat dhe t’ua japë oligarkëve përmes tenderave korruptivë. Ajo shton se 500 mijë punëtorë shqiptarë kanë sot nevojë për ndihma, e jo për gënjeshtra. (A2 Televizion)