
Zhurmat e bombardimeve goditën qytetin Kherson në Ukrainë, në veri të gadishullit të Krimesë rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.
Nga ora 11:00, ura, e cila lidh zonat e kontrolluara nga Rusia me Ukrainën, ishte e mbuluar nga tymi, pasi bari rreth saj kishte marrë flakë.
Bombardimet vazhduan dhe një ekip i CNN mundi të shihte përmes tymit automjete të blinduara të dukshme në urë që lëviznin drejt anës ukrainase, por nuk ishte në gjendje të konfirmonte se kujt i përkisnin. (A2 Televizion)