Vazhdojnë luftimet në Kiev, deri tani regjistrohen 198 ukrainas të vrarë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 10:25 | Bota
Vazhdojnë luftimet në Kiev, deri tani regjistrohen 198 ukrainas

Të paktën 198 persona kanë mbetur të vrarë në pushtimin rus të Ukrainës, raporton Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Ndër viktimat janë edhe tre fëmijë. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax që citon ministrinë  Shëndetësisë thuhet 1,115 njerëz ishin plagosur, përfshirë 33 fëmijë.

Reuters tha se ishte e paqartë nëse ai i referohej vetëm viktimave civile.

Luftimet rifilluan në Sumy, në veri-lindje të Ukrainës dhe në Kiev të shtunën në mëngjes.

Më shumë donacione janë zotuar nga vende të tjera. Republika Çeke që miratoi dërgimin e 8.6 milionë dollarë armë. Holanda ka thënë se do të furnizojë edhe 200 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos