
Aventura për 7 turistë të huaj nuk ka përfunduar edhe aq mirë. Ato kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, ku për fat të mirë policia u ka ardhur në ndihmë në kohë.
7 turistë të huaj kanë qenë duke eksploruar me këmbë zonën, kur kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Pas njoftimit, policia në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës. Për fat të mirë të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)