
Një i burgosur ka vrarë veten në ambientet e Burgut të Durrësit. Bëhet fjalë për Njazi Cekën, i dënuar me burgim të përjetshëm për “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje”. 86-vjeçari është vetëvrarë në tualetin e dhomës së tij.
Si fillim, ai ishte shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake, e ndërsa më pas ishte dërguar në qelinë e tij, ku dhe i dha fund jetës. Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, teksa njofton se janë lajmëruar familjarët.
Për këtë ngjarje, kanë nisur hetimet.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 12.06.2023, rreth orës 05:20 në Qendrën Spitalore të Burgjeve ka ndërruar jetë shtetasi Njazi Raki Ceka, i datëlindjes 30.03.1937, (86 vjeç) i dënuar me burgim të përjetshëm per kryerjen e vepres penale “vrasje me paramendim dhe vrasje me dashje” të parashikuara nga neni, (78-22;76-25) i Kodit Penale nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvarjes në tualetin e dhomës së tij.
Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ndërrimit të jetës të shtetasit Njazi Ceka.
- Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.
- Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur ti jap ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.
- Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit, si dhe organet hetimore.
- Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023. (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë