Mbetjet pritet të bien në Tokë në orët e para të së dielës, trajektorja “live” e raketës kineze

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 23:15 | Bota
Mbetjet pritet të bien në Tokë në orët e para të

Mbetjet e raketës kineze Long March-5B po enden në orbitë dhe pritet që të futen në atmosferën e Tokës në orët e para të së dielës.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar se “zona e rrezikut” përfshin Nju Jorkun, Afrikën, Australinë, Japoninë, Spanjën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë.

https://www.youtube.com/watch?v=tjEfpRAt0MA

Por, sipas CNN, lajmi mirë është se mbetjet e raketës prej 22 tonësh dhe rreth 100 metra të gjatë paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë personale të qytetarëve.

Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit, u shpreh: “Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël, por jo i pamundur. Ekziston mundësia, por duhet theksuar se rreziku është shumë i vogël. Kështu që, unë do ta bëja gjumin rehat dhe nuk do të shqetësohesha”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/07/raketa-rrezikon-te-bjere-edhe-ne-shqiperi-kina-thote-se-mbetjet-nuk-shkaktojne-deme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos