Mbi 10 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, 14 mjekë kanë humbur jetën në Itali

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 08:29 | Bota
Mbi 10 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, 14

Më shumë se 10 mijë persona në të gjithë botën janë konfirmuar tashmë të vdekur nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse në Kinë situata është normalizuar, kur një ditë më parë nuk u regjistrua asnjë rast i ri, por 34 raste të importuara, në Evropë dhe në SHBA situate ka përshkallëzuar, ku në Itali dhe në Spanjë situata është më e rëndë.

Me 427 të vdekur një ditë më parë, numri i vdekjeve në Itali kaloi Kinën, me një total prej 3,405 të vdekurish, ndërsa në Kinë kanë humbur jetën 3,245 persona.

Ajo që është më shqetësuese në Itali, është fakti se janë prekur më shumë se 2 mijë personel mjekësor, nga të cilët kanë humbur jetën 14 mjekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos