
Sikur të mos mjaftojnë mbi 20 milionë turistët në vit dhe emri që ka fituar në mbarë botën Antalia në Turqi nuk resht së organizuari edhe festivale për të promovuar resurset, por njëkohësisht edhe për të dhënë eksperiencën e saj.
I tillë është edhe festivali i qytetit të vjetër Kaleiçi, i cili mbahet në një prej zonave më të frekuentuara të Antalias. 52 vende të botës dërgojnë përfaqësues të bashkive të tyre në këtë festival që ka në fokus zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm nëpërmjet zbatimit të projekteve për menaxhimin e mbetjeve urbane, pastërtia e ajrit dhe kursimi i energjisë.
Kryetari i bashkisë së Murat Pasha tregon disa nga faktorët që e kanë bërë këtë vend kaq të vizitueshëm.
Prishtina, Prizreni dhe Pogradeci ishin tre qytete të hapësirës shqiptare pjesëmarrëse në këtë festival dhe përfaqësuesit e bashkive respektive tregojnë çfarë kanë prezantuar dhe çfarë kanë parë të dobishme për ta aplikuar në vendet e tyre. (A2 Televizion)