
Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë tejkaluar 24 milionë raste me koronavirus dhe po i afrohet numrit të 400 mijë viktimave, më saktësisht 398 981. Sipas të të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara regjistruan 137 885 raste të koronavirusit dhe 1381 vdekje të lidhura me sëmundjen, në 24 orët e fundit.
Deri më tani, janë administruar 12 279 180 doza të vaksinave dhe 31 161 075 doza të shpërndara.
Kalifornia është bërë shteti i parë amerikan që tejkalon pragun e tri milionë rasteve të koronavirusit.
Numri i infeksioneve në shtetin më të populluar të SHBA-së është trefishuar në vetëm dy muaj dhe aktualisht është në 3 005 830, përfshirë 33 623 vdekje. (A2 Televizion)