Mbi 3 miliardë euro për koronavirusin në buxhetin e BE, shtohen edhe 100 milionë eurot e tërmetit për Shqipërinë

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 15:14 | Aktualitet

Bashkimi Evropian vendosi të rishikojë buxhetin e vitit 2020, duke e rritur me 3,5 miliardë euro shtesë, ku pjesa dërrmuese i është kushtuar luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

Sipas shifrave të bëra publike nga Komisioni Evropian, 3,1 miliardë euro do të shkojnë për të përballuar krizën e shkaktuar nga Covid-19, tashmë jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike.

Prej kësaj shume, 2,7 miliardë euro do të përdoren si Instrument i Mbështetjes në raste Emergjencash, ndërsa 415 milionë euro në mekanizmin e mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian.

Paratë do të shpenzohen për blerjen dhe shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse mjekësore te vendet anëtare, transportimin e pacientëve nëpër spitale të shteteve të tjera anëtare, zhvillimi i metodave testuese dhe mjekësore, si dhe financimin e riatdhesimeve të shtetasve të vendeve të unionit.

https://a2news.com/2020/04/14/rama-pavaresisht-luftes-qe-po-perjetojme-be-e-mbajti-fjalen-per-rindertimin/

Një shumë e konsiderueshme, rreth 350 milionë euro, do të shkojnë për Greqinë, specifikisht për të përballur krizën e emigrantëve.

Në buxhetin e rishikuar është futur edhe shuma prej 100 milionë eurosh, e akorduar për Shqipërinë gjatë konferencës së donatorëve për mbledhjen e fondeve për tërmetin. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=pZz5G4IfHCg

A2 CNN Livestream

Latest Videos