Pandemia e koronavirusit, Meta: Të shmangen dënimet e ashpra

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 11:59 | Aktualitet
Pandemia e koronavirusit, Meta: Të shmangen dënimet e ashpra

“Mbështes qëndrimin për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave kufizuese, pasi siç thekson Këshilli i Evropës, ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut”.

Kështu shprehet presidenti Meta me anë të një postimi në Facebook, ku në pjesën më të madhe i referohet qëndrimeve të fundit të Këshillit të Evropës.

“Duke i ftuar të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale, theksoj domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të demokracisë e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe hierarkisë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos