
Fshati Goricë e Madhe vetëm 20 km larg qendrës së Bashkisë së Pustecit vuan një sërë problematikash që kanë sjellë për pasoje braktisjen e fshatit nga të rinjtë. Ndër problematikat më madhore janë mungesa e ujit të pijshëm si dhe mungesa e kanalizimeve, qe ka vështirësuar jetën e banorëve për një periudhë prej 30 vitesh.
Ata kanë tregojnë se gjatë këtyre viteve vuajtjet e tyre janë shtuar çdo ditë e më shumë. Dikur me shume banorë, sot Gorica e Madhe ka mbetur me disa familje, pjesa më e madhe e tyre të moshuar, ndërsa të rinjtë kanë emigruar kryesisht drejt Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Pustecit, ka pranuar situatën e vështirë për banorët e këtij fshati, ndërsa shprehet se projekti për rikthimin e ujit të pijshëm është në zbatim. Deri në përfundimin e punimeve banorët do të vijojnë të mbeten pa ujë të pijshëm duke e vështirësuar jetesën, veçanërisht tani në verë, kur temperaturat janë të larta. (A2 Televizion)