All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mbi 4900 viktima në Turqi dhe Siri, shpëtohet pas 28 orësh nëna me 3 fëmijë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 07:54 | Bota
All - Paragraf - 1

Vijon të rritet më tej bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri, si pasojë e dy tërmeteve shkatërrimtare me magnitudë 7.8 dhe 7.5 Rihter që goditi zonën mes dy kufijve, mëngjesin e së hënës.

Sipas të dhënave zyrtare në këto momente, mbi 4900 persona kanë humbur jetën nën rrënoja, pjesa më e madhe e të cilëve janë në qytetet juglindore të Turqisë.

All - Paragraf - 3

Situata paraqitet tepër problematike edhe në spitale, të cilët janë të tejmbushur me persona të lënduar, shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet në Siri i frikësohen një bilanci më të rënduar, pasi në zonat që kontrollohen nga militantët dhe rebelët, ende nuk ka shkuar gjithë ndihma e nevojshme.

Ndërkohë, në këto orë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndonëse kanë kaluar plot 28 orë nga tërmeti i parë që i gjeti njerëzit në gjumë.

All - Paragraf - 6

Një grua dhe 3 fëmijët e saj u nxorën gjallë nga shtëpia e tyre në Nizip të Gazintepit, në një zonë ku lëkundja sizmike ka shkatërruar pothuajse gjithçka.

Presidenti Erdogan ka shpallur 7 ditë zie në vend, ndërkohë që e gjithë bota është vetofruar për të ndihmuar Turqinë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Erdogan të cilit i shprehu gatishmërinë e SHBA-së për të ofruar çdo mjet të nevojshëm për aleatin e saj në NATO për të përballuar këtë tragjedi. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos