Mbi 500 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 15:55 | Kosova
Mbi 500 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

345 infeksione dhe 8 viktima. Ky është bilanci ditor i pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije se rastet e reja vijnë nga 3208 testime ndërsa në vend janë ende mbi 13 mijë raste aktive.

Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive është mbi 98 mijë ndërsa ai i fataliteteve ka shkuar në 1996.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është mbi 82 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos