Mbi 62 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë, që nga nisja e pandemisë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 15:17 | Kosova
Mbi 62 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë, që

321 raste të reja dhe 1 viktimë. Ky është bilanci i 24 orëve nga koronavirusi në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë rastet e reja u konfirmuan nga 2534 testime të kryera në vend.

Që nga nisja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar mbi 62 mijë të infektuar me Covid-19. Prej tyre kanë humbur jetën 1520 persona, ndërsa 6721 raste janë ende aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në mbi 53 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos