Ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 19:14 | Kosova
Ulet numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në

Kosova raportoi 3 viktima dhe 341 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra këto disi më të ulëta krahasuar me ditët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu njoftoi se u kryen 2,357 testime ndërsa 207 persona të tjerë u shëruan. Rastet aktive me koronavirus në Kosovë, aktualisht janë 6560.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 61.086 të infektuar dhe 1509 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos