
Rastet e reja me koronavirus kanë pësuar një rënie të lehtë në 24 orët e fundit krahasuar me një ditë më parë në Itali, por sërish mbetet në nivele të larta.
Autoritetet shëndetësore në Itali kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1766 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 17 persona kanë ndërruar jetë, duke e çuar në 35835 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.
Në shifra të larta kanë vijuar të mbeten edhe testimet, ku vetëm ditën e fundit janë marrë 84714 tamponë. Aktualisht, në spitalet italiane ndodhen 254 pacientë në terapi intensive. (A2 Televizion)