
Mijëra mbështetës të opozitës u rikthyer në rrugët e Minskut për të protestuar sërish kundër presidentit Alexander Lukashenko, i cili pak ditë më parë mori zyrtarisht dhe mandatin e tij të radhës në këtë detyrë.
Protestuesit u mblodhën në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit bjellorusë dhe lëshuan thirrje kundër Lukashenkos, madje shumë prej tyre ishin të maskuar dhe me fytyrën e opozitares, Svetlana Tikhanovskaya.
Sipas raportimeve në protestë ka pasur dhe përplasje me forcat e sigurisë dhe më shumë se 100 persona janë arrestuar, pjesa më e madhe e të cilëve ishin femra.
Ditët e fundit ka pasur shumë reagime të forta nga komuniteti ndërkombëtar për situatën në Bjellorusi, ku shumë vende, përfshirë këtu BE, nuk e njohin Lukashenkon si president. (A2 Televizion)