
860 infeksione dhe 6 viktima. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia në Kosovë.
Sikurse bëhet me dije nga Instituti i Shëndetit Publik, rastet e reja pozitive vinë nga 4318 testime.
Pas shifrave të sotme numri total i infeksioneve në Kosovë shkon në mbi 86 mijë, ndërsa ai i vdekjeve në 1819.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 13.106. (A2 Televizion)