All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën, Kurti: Të ndiqet nga Këshilli Europian

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 21:35 | Kosova
PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën, Kurti: Të
All - Paragraf - 1

Pjesa më e madhe e anëtarëve të Parlamentit Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndërkohë pritet që ky vendim të miratohet edhe në Këshillin Europian.

Ky vendim është mirëpritur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili shkruan në Twitter se shembulli i Parlamentit Evropian duhet të ndiqet edhe nga Këshilli Europian. Sipas tij izolimi i qytetarëve të Kosovës është i padrejtë.

All - Paragraf - 3

 “Unë e mirëpres votën e sotme të shumicës dërrmuese nga PE në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Këshilli Europian duhet të ndjekë shembullin e Komisionit Europian dhe vullnetin e shumicës së Parlamentit të BE-së dhe të veprojë për t'i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës”.

Më parë Komisioni Europian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos