
Drejtësia ukrainase ka hapur tashmë procedurat për më shumë se 9 000 raste të krimeve të dyshuara të luftës, njoftoi këtë të dielë Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit, Iryna Venediktova.
"Deri më sot, ne kemi 9 158 raste të krimeve të luftës," tha Venediktova, e cituar nga agjencia Ukrinform.
“Çdo ditë kemi arsye për të filluar gjithnjë e më shumë raste të reja: vdekje civilësh, bombardime, deportim njerëzish në territoret e pushtuara ose në territorin e shtetit agresor”, shtoi ajo.
Prokurorja theksoi se procesi i dhënies së përgjegjësisë për kriminelët e dyshuar të luftës tashmë ka filluar dhe se disa nga anëtarët e forcave ruse të dyshuar për kryerjen e tyre tashmë janë identifikuar. (A2 Televizion)