Mbijeton mbi 10 ditë pa ngrënë nën rrënoja, ndodh mrekullia në Turqi

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 17:09 | Bota

Një tjetër mrekulli ka ndodhur në Turqi, ku është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një vajzë 17-vjeçare, pas plot 248 orësh. E reja u nxor nga rrënojat e pallatit ku ajo banonte në Turqinë juglindore, në zonën e Kayabasi në qytetin e Kahramanmaras.

Aleyna Ölmez u zbulua nga ekipet e shpëtimit, të cilët teksa ishin duke pastruar rrënojat e lëna pas nga tërmeti, dëgjuan papritur një zë, duke i bërë ata që të shpejtojnë në gërmim, nga ku u zbulua se mes tyre ishte një person që ishte ende gjallë, edhe pse diçka e pabesueshme për shkak të orëve të shumta që kanë kaluar që nga rënia e tërmetit.

Ajo u transferua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën. Të afërmit e vajzës, por edhe pjesëtarët e tjerë që iu bashkuan ekipeve të shpëtimit u gëzuan tej mase, por kjo nuk i frenoi ata në rinisjen e kërkimeve me shpresën se mos ka ndonjë tjetër person të gjallë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/CHSn7BOaBk0
https://a2news.com/2023/02/16/momenti-emocionues-kur-nena-bashkohet-me-foshnjen-6-muajshe-qe-u-gjet-rastesisht-nga-fqinji-e-gjalle-nen-rrenoja/
https://a2news.com/2023/02/16/minatori-i-dale-ne-pension-i-rikthehet-profesionit-per-te-nxjerre-nga-rrenojat-te-motren-dhe-4-te-aferm-te-tjere-te-pajete/
https://a2news.com/2023/02/16/simbol-i-shpreses-dhe-mrekullise-femijet-e-shpetuar-nga-rrenojat-e-godinave-te-shembura-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos