“Çmendet” turku, hyn në banesë dhe hedh nga ballkoni dyshekët, batanijet, jastëkët e qilimat

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 15:28 | Bota

Pamje të çuditshme janë ato që vijnë nga Turqia, ku njerëzit, shtëpitë e të cilëve nuk janë shkatërruar plotësisht nga tërmeti, kanë zgjedhur mënyra nga më të çuditshmet që të shpëtojnë sendet e tyre vetjake.

Një skenë e tillë ka ndodhur së fundmi në një pallat 7-katësh në Dijarbakır, ku banori i një prej apartamenteve të katit të gjashtë, edhe pse ka qenë e ndaluar që të hysh brenda, ka arritur të futet brenda dhe të hedhë nga ballkoni i tij cdo gjë që i zinte dora nga pajisjet shtëpiake.

Në një video të publikuar së fundmi në mediat turke shihet se si personi në fjalë hedh nga ballkoni dyshekët e banesës, qilimat, jastëkë por edhe batanijet, mesa duket për t’i marrë me vete atje se ku mund të jetë zhvendosur për të jetuar me familjen e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/momenti-emocionues-kur-nena-bashkohet-me-foshnjen-6-muajshe-qe-u-gjet-rastesisht-nga-fqinji-e-gjalle-nen-rrenoja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos