Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpërndarë me dhjetëra medalje për ish të burgosurit që u dërguan në luftë në Ukrainë dhe kaluan atje 6 muaj. Ata u vlerësuan nga lideri i Kremlinit për guximin e tyre në luftë.
Një prej të burgosurve, i cili luftoi për 6 muaj në Ukrainë dhe tashmë ka fituar lirinë, është ish-luftëtari i arteve marciale mikse, 31-vjeçari Hayk Gasparyan. Ai kishte pak muaj në burg, pasi ishte dënuar me 7 vite burg për grabitje të armatosur. Megjithatë, ai përfitoi duke fituar lirinë në këmbim të 6 muajve pjesëmarrje në luftë.
Gasparyan ishte vetëm një nga një grup prej dhjetëra kriminelësh që u vlerësuan në ceremoninë e mbajtur në Rostov-on-Don, një qytet në jug të Rusisë, vetëm 60 kilometra nga kufiri me Ukrainën. “Unë i shërbej Rusisë dhe Wagnerit”, i tha ai Putinit teksa u vlerësua me “Urdhrin e Guximit”.
Daily Mail shkruan se në javët e ardhshme, me mijëra vrasës e autorë të krimeve të tjera të rënda në Rusi do të fitojnë lirinë, pasi kanë kaluar 6 muaj në luftën e Ukrainës. (A2 Televizion)







