Një dërgesë vdekjeprurëse e uraniumit e sekuestruar në aeroportin Heathrow dyshohet të jetë përdorur për një komplot për vrasjen e stilit Litvinenko. Sipas një ish-shefi të ushtrisë, materiali bërthamor i padeklaruar ishte i destinuar për shtetas iranianë në Mbretërinë e Bashkuar, me origjinë nga Pakistani dhe mbërriti me një fluturim nga Omani.
Alexander Litvinenko ishte një ish-spiun rus, i cili u vra në Londër nga polonium radioaktiv-210. Ai humbi jetë me një vdekje të dhimbshme trI javë pasi helmi iu fut në filxhanin e çajit. Para vdekjes së tij, ish-spiuni i KGB-së tha se ai ishte vrarë me urdhër të Vladimir Putin. Një gjurmë radioaktive rreth Londrës u gjet më vonë nga hetuesit.
Në Heathrow, muajin e kaluar, skanerë të specializuar zbuluan uraniumin potencialisht vdekjeprurës, ndërsa transportohej në një strehë mallrash, duke shkaktuar alarm. Agjentët e Forcave Kufitare morën dhe izoluan dërgesën e paregjistruar në një dhomë të dedikuar radioaktive. Policia kundër terrorizmit u alarmua dhe nisi një hetim sigurie se kush e dërgoi ngarkesën.
Ajo e kishte origjinën nga Pakistani dhe mbërriti në Terminalin 4 me një avion të “Oman Air” nga Muscat. U kuptua se policët kishin në shënjestër një firmë me bazë në Iran me zyra edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku materiali duhej të shkonte te marrësit e mistershëm. Por, deri më tani, asnjë arrestim nuk është bërë. (A2 Televizion)




