
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes të tjerëve, ka ndërhyrë edhe poetja e njohur Flutura Açka, që ka komentuar përçarjen brenda partisë, të kulmuar në Kuvendin e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku u votua shkarkimi i liderit zyrtar Lulzim Basha.
“Kur kam ardhur në PD, mendova që dija shumë, por në fakt e kam mësuar në bazë, me njerëz të ndershëm. Nuk është thjesht me kë je, me Bashën a me Berishën”, e kam votuar Berishën 30 vite me kënaqësi, mjaft që demokratët të ishin në pushtet”, deklaroi ajo.
Açka shtoi se “Berisha ka një plagë, ne duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja. Dje tregoi që nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne”. (A2 Televizion)