Mbledhja e Këshillit të Sigurisë dhe ndryshimet e ambasadorëve, Rama zbulon detajet e takimit me Presidentin Begaj

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 11:30 | Politikë
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë dhe ndryshimet e

Kryeministri Edi Rama dha disa detaje në llogarinë e tij në Facebook mbi atë që diskutoi gjatë paradites së të premtes me presidentin Begaj, të cilin e vizitoi në zyrën e tij.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkroi Rama në Facebook.

Kryeministri nuk dha detaje pse do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, apo cilët ambsadorë do të ndryshohen.

Takimi vjen pas atij që kreu i qeverisë zhvilloi me anëtarët e kabinetit qeveritar, takim që nisi ditën e mërkurë, për të vijuar deri në orët e pasdites së të enjtes.

Në fund të takimit me ministrat, kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se në këtë mbledhje u diskutua për çdo sektor, si dhe u miratuan objektivat konkrete për vitin e ri. “Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orësh e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/05/publikohen-projektligjet-e-vitit-2023-mungon-amnistia-fiskale/
https://a2news.com/2023/01/05/rama-publikon-shifrat-2022-i-viti-me-me-pak-vrasje-ne-tre-dekada/

A2 CNN Livestream

Latest Videos