Rama ‘liron’ ministrat pas 16 orësh ngujim: Kaluam në skaner çdo sektor

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 21:48 | Politikë
Rama ‘liron’ ministrat pas 16 orësh ngujim: Kaluam në

Ka përfunduar pas më shumë se 16 orësh mbledhja e kryeministrit Edi Rama me anëtarët e kabinetit qeveritar.

Mbledhja e qeverisë, e zhvilluar në “Vilën 31” në kryeqytet nisi ditën e mërkurë, për të vijuar deri në orët e pasdites së të enjtes.

Në fund të saj, kryeministri Rama shkoi se në këtë mbledhje u diskutua për çdo sektor si dhe u miratuan objektivat konkrete për vitin e ri.

“Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/05/rama-publikon-shifrat-2022-i-viti-me-me-pak-vrasje-ne-tre-dekada/
https://a2news.com/2023/01/05/publikohen-projektligjet-e-vitit-2023-mungon-amnistia-fiskale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos