Mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit, këshilltarja e kryeministrit: U vlerësuan reformat

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 21:35 | Politikë
Mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit, këshilltarja e

Për herë të parë jashtë Brukselit u mbajt sot në Tiranë mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë. Të pranishëm ishin edhe dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi. Në Konferencën për shtyp, Rama njoftoi pezullimin e pasaportave të arta, nismë për të cilën Brukseli ka qenë kundër, ndërsa shefi i qeverisë shqiptare tha se do te vijohet me Amnistinë Fiskale dhe legalizimin e kanabisit mjekësor.

Për këto zhvillime u fol këtë të enjte në Debat ku e ftuar ishte edhe Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit, e cila u shpreh se më e rëndësishmja nga takimi ishte vlerësimi që iu bë reformave të ndërmarra nga Shqipëria.

“Fakti që mbledhja u zhvillua në Tiranë tregon rëndësinë e madhe që Bashkimi Europian i jep rajonit, vendeve kandidate dhe procesit të integrimit. Mesazhet politike që u shkëmbyen sot lidhen me rëndësinë që ka ky moment i veçantë për përshpejtimin e procesit të vlerësimit të legjislacionit. Është e rëndësishme për të shfrytëzuar këtë moment.

Unë mendoj se më e rëndësishmja ishte vlerësimi dypalësh që iu bë reformave të ndërmarra nga Shqipëria. Tani flitet për progresin që është bërë në reformat kyçe që janë pjesë e kapitujve që do të hapen në fillim dhe do të mbyllen në fund të procesit”, tha këshilltarja e kryeministrit Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos