
Liga Profesioniste e Futbollit do të zhvillojë nesër në orën 11:00 një mbledhje të jashtëzakonshme.
Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi vazhdimësinë e bojkotit pas reagimit të qeverisë dhe qëndrimi që do të mbahet në negociatat me qeverinë.
Gjithashtu, do të përcaktohen pjesëtarët e grupit negociator.
Në këtë mbledhje do të vendoset edhe për masat dhe planveprimin në rast se protesta do të përshkallëzohet. (A2 Televizion)