Mblidhet Komiteti i Epidemisë, Rama: Do diskutojmë së shpejti disa masa lehtësuese

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 19:44 | Aktualitet
Mblidhet Komiteti i Epidemisë, Rama: Do diskutojmë së shpejti

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje online me Komitetin Teknik të Epidemisë, ku ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë dhe mjekët që po përballen me pandeminë e koronavirusit

Mjekët e komitetit të epidemisë bënë një raportim të shkurtër të situatës për trajtimin e personave të prekur nga koronavirusi që ndodhen të shtruar në dy spitalet e posaçme Covid-19. I pranishëm ishte dhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Brataj i cili aktualisht ndodhet në karantinë, pasi ka rezultuar i prekur nga ky virus.

Kryeministri Rama deklaroi se në ditët në vijim do të mbahet një takim me mjekët e këtij komiteti për të diskutuar disa hapa lehtësuese, të cilat sipas tij do të jenë me pikatore dhe të bazuara në planin e strategjisë.

“Do të doja të bënim një konsultim kur të jemi gati sepse duam të shohim një strategji masash lehtësuese me pikatore. Nuk kemi ndërmend të bëjmë hapje krahu për armikun. Duam të kolaudojmë një seri hapash që i kemi hedhur në planin e strategjisë, bazuar në këshillat tuaja. Do doja të marrim një konfirmim nga ana juaj për të axhustuar ritmin. Duhet të ecim paralelisht, prioritet mbetet korsia e luftës”, u shpreh kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos