
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oscar pati një rënie të ndjeshme të audiencës krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Variety”, ceremoninë e djeshme e ndoqën 58% më pak teleshikues. Mbrëmjen e kaluar ishin përpara televizorit vetëm 9,85 milionë teleshikues, 13,75 milionë më pak sesa në vitin 2020.
Këtë vit pandemik është vënë re një rënie e madhe e audiencës edhe në ceremonitë e çmimeve të tjera si Grammy Awards dhe Golden Globes. (A2 Televizion)