Nafta 265 lekë, qeveria-operatorëve: Mos abuzoni me çmimet, ju pezullojmë aktivitetin

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 15:14 | Aktualitet
Nafta 265 lekë, qeveria-operatorëve: Mos abuzoni me çmimet, ju

Bordi i Transparencës vendosi këtë të premte çmimet e reja të karburanteve, të cilat kapën shifra që kurrë nuk ishin parë në Shqipëri.

https://a2news.com/2022/06/17/nafta-arrin-ne-265-leke-per-liter-berisha-cmenduri-dhe-vjedhje-e-qytetareve-te-merren-masa-te-menjehershme/

Duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të premteje, nafta në pikat e karburantit do të jetë me 265 lekë, benzina 241 lekë për litër, ndërsa gazi 86 lekë.

https://a2news.com/2022/06/17/publikohen-cmimet-e-reja-te-karburanteve-vendoset-rekord/

Në njoftim, Bordi tërheq vëmendjen e operatorëve që të mos abuzojnë më çmimin pasi në të kundërt do t’i pezullohet aktiviteti.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos