Mbi 20 persona raportohen të kenë humbur jetën deri në këto momente si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5.9 Rihter që goditi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës Pakistanin.
Lëkundja e fortë u regjistrua në provincën jugperëndimore të Balochistanit, shumë pranë qytetit malor të Harnait.
Sipas autoriteteve, mbi 200 persona të tjerë janë plagosur, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të jetë më i madh për shkak të njerëzve të bllokuar në rrënoja.
Situata më problematike është regjistruar në Harnai, ndërkohë që forca të shumta ushtrie janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. (A2 Televizion)