“Mbretëresha Elizabeth” hedh spirancën pranë Statujës së Lirisë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 18:33 | Fotolajme

Aeroplanmbajtësja britanike “HMS Queen Elizabeth”, 65 mijë tonëshe, hodhi spirancën para statujës së Lirisë në Nju Jork të dielën në misionin e saj të fundit në Amerikë.

Aeroplanmbajtësja, me vlerë 3,2 miliardë, u nis nga baza e saj në Portsmouth në fillim të shtatorit për të zëvendësuar HMS Prince of Wales, e cila do të lundronte për në Amerikë, por u prish pranë vetëm pak orë nga nisja pranë ishullit Wight.

“HMS Queen Elizabeth” do të shërbejë për mbajtjen e forumit për të ardhmen e atlantikut, një konferencë në fushën e mbrojtjes, që e ka fokusin në marrëdhëniet ushtarake, politike dhe strategjike anglo-amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos