Mbretëresha Letizia e Spanjës u “zvogëlua” nga lojtarët e kombëtares së basketbollit të Spanjës, të cilët ishin ftuar nga Mbreti për t’u nderuar pasi fituan Kupën e Botës ditën e dielë.
47-vjeçarja trupvogël dukej si e futur mes kullash kur i takoi një nga një basketbollistët.
Madje, edhe trofeu që skuadra spanjolle e kishte marrë me vete dukej gjigant po të krahasohej me mbretëreshën që është e gjatë 1,65 m.
Spanja mundi Argjentinën me rezultatin e thellë 95-75, duke fituar sërish Botërorin pas 13 vitesh. (A2 Televizion)