
7 javë pasi humbi garën përballë Liz Truss, Rishi Sunak del këtë herë fitues. Ai do të bëhet kryeministri i parë britaniko-aziatik, i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën teksa vendi përballet me një sfidë të madhe ekonomike.
Pretendentëve për të pasuar Truss, e cila njoftoi dorëheqjen të enjten, u duhej të siguronnin mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë. Boris Johnson, fillimisht mendoi të shfrytëzonte mundësinë për të rimarrë detyrën qe u detyrua ta braktiste para kohë, por më vone bëri një hap prapa dhe njoftoi se nuk do të garantonte për të mos e përçarë partinë.
E vetmja rivale e Sunak, Penny Mordaunt, u tërhoq gjithashtu nga gara pak para se te skadonte afati për mbledhjen e mbështetjeve të nevojshme. Kjo e bëri automatikisht ish ministrin e financave Sunak, kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe. (A2 Televizion)