“Mbro dhe Promovo” në rrjetet sociale, ekspozita me fotografitë e të rinjve shqiptarë mbërrin në Pogradec

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 12:31 | Sociale

Përdorimi pa kriter i rrjeteve sociale ndonjëherë edhe për forma shantazhuese është nga më të dëgjuarat vitet e fundit.

Por për ta ndryshuar këtë realitet, individë, por edhe institucione ndërmarrin nisma të cilat kanë në fokus të rinjtë dhe përdorimin e rrjeteve sociale për diçka pozitive. “Mbro dhe Promovo” është një nga konkurset fotografike e ideuar për rrjetet sociale dhe të rinjtë në për të bërë të mundur promovimin e Shqipërisë thotë Ilda Mara, ideatore e këtij konkursi.

Kjo ekspozitë ka mbërritur në fundjavë ne Pogradec ku ka bërë pjesë të saj shumë të rinj shkollash duke i aktivizuar ndryshe. Për drejtuesit lokalë është një formë shumë e mirë për të larguar të rinjtë nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale.

Ekspozita fotografike përmban site turistike nga gjithë Shqipëria të shkrepura nga vetë të rinjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos