
Bayern München dhe kombëtarja gjermane morën një goditje të rëndë pasi Niklas Süle dëmtoi gjurin e majtë në ndeshjen ndaj Augsburg dhe mbylli sezonin. 24-vjeçari iu nënshtrua operacionit, me afatet e rikuperimit që pritet të jenë mjaft të gjata.
Madje, presidenti i Bayern, Uli Hönes i mbylli derën edhe mundësisë që Süle të luajë në fazën finale Europianit 2020. “Niklas duhet ta harrojë Kampionatin Europian. Nuk ka kuptim që vetëm pak kohë pas operacionit të luajë në këtë event. Duhet të përqendrohet te rikuperimi i plot për sezonin e ardhshëm”, tha Hönes. Deklaratë që shton dhimbjet e kokës për trajnerin Löv, pasi Süle është shndërruar në një prej pikave të forta të Gjermanisë. (A2 Televizion)