Mbrojtja e kufijve të NATO-s, Italia dërgon avionët luftarakë në Islandë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 11:03 | Bota

Ndërkohë që lufta në Ukrainë është ndezur prej 4 muajsh, NATO po forcon krahun verior të Aleancës, i cili mund të bëhet një front i ri i nxehtë.

Për këtë arsye dhe Italia ka dërguar disa nga avionët e saj luftarakë më modernë F35, të cilët prej ditësh po fluturojnë mbi Islandë dhe po monitorojnë dhe Rusinë.

Mediat kanë zbuluar se kontingjenti italian ka marrë urdhër për një ndërhyrje të menjëhershme, nëse do të ketë raste të shkeljes së hapësirës ajrore.

Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta, 2 avionë F-35B me ngritje të shkurtër të Forcave Ajrore Italiane u vendosën për një javë në bazën Keflavik për të kryer misione stërvitore në zona të thella dhe me klimë të ftohtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos