
Pfizer thotë se mbrojtja nga vaksina e tij anti-covid zgjat të paktën 6 muaj pas dozës së dytë. Kompania farmaceutike e ka studiuar produktin e saj në mbi 46 mijë vullnetarë. Mes tyre, 77 persona të vaksinuar rezultuan pozitivë për Covid-19. Asnjë prej tyre nuk përjetoi simptoma të rënda, konfirmoi qendra për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara.
Efektshmëria e vaksinës së Pfizer është përcaktuar në nivelin 95 për qind nga rregullatori amerikan i barnave. Ndërkohë, vlerësimi i mëhershëm për kohëzgjatjen e mbrojtjes nga vaksina ishte të paktën 90 ditë. Kompania bëri me dije se produkti i tyre garanton mbrojtje të plotë edhe nga varianti afrikan i koronavirusit. (A2 Televizion)