Mbushi furgonin me emigrantë të paligjshëm, arrestohet 46-vjeçari në Sarandë

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 12:43 | Kronikë
Mbushi furgonin me emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili është kapur teksa transportonte me furgon 11 emigrantë të paligjshëm.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

“U kap në flagrancë teksa transportonte 11 emigrantë, me furgon, për të kaluar ilegalisht kufirin, arrestohet 46-vjeçari."

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven”.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

46-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet furgon, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos